Monday, July 15, 2013

PSY vazhdon të dominojë YouTube

Këngëtari korean PSY theu rekorde me këngën “Gangnam Style” vitin e kaluar dhe vazhdon të dominojë internetin – me 3 miliardë shikime në kanalin e tij në YouTube.
Ndikimi i PSY mund të krahasohet vetëm me Rihanna dhe Justin Bieber, pasi ata janë të vetmit artistë të tjerë, të cilët kanë më shumë shikime në YouTube.
Duke provuar se Gangnam Style nuk ishte e vetmja këngë me më shumë shikime, kënga e re e PSY “Gentleman”, u bë videoja më e shikuar në 24 orë, duke arritur në 38.4 milionë shikime brenda ditës së parë.
Ajo arriti në 100 milionë shikime brenda katër ditëve, ndërkohë që Gangnam Style i është dashur dy muaj për të arritur të njëjtën shifër.
Aktualisht, Gentleman është në gati 475 milionë shikime, pothuajse në gjysmë të rrugës për 1 miliard shikime.

Videoja Gangnam Style ishte e para për të arritur një miliard shikime në YouTube, pasi ajo tejkaloi ‘Baby’ të Justin Bieber dhe tani ka kaluar 1.7 miliardë shikime – edhe ndoshta do të bëhet videoja e parë në YouTube për të arritur 2 miliardë shikime.


Rihanna, pushime gjysmë milioni dollarë

Kur ke pasuri dhjetëra miliona dollarë nuk e ke problem që gjysmë milioni t’i shpenzosh për disa ditë pushimi në bregdetin e Mesdheut.
Këtë gjë ka bërë Rihanna, e cila së bashku me shoqen e saj, modelen Cara Delenvigne, kanë marrë me qira një jaht prej 300 mijë dollarësh dhe kanë shpenzuar 200 mijë dollarë të tjera për pije dhe ushqim.

Rihanna dhe Delenvigne pas këtyre pushimeve do të kalojnë fundjavën në Barbados, vendlindjen e këngëtares. Por, deri atëherë vajzat i presin netë të gjata feste duke lundruar në ujërat e Mesdheut.




Lopez jo seksi si dikur (Foto)

Jenifer Lopez si duket edhe mosha e ka bërë të vetën,ajo nuk duket në top formë e veshur me një palë pantallona të cilat nuk i kishte preferuar me heret.
Lopez nënë e dy femijëve në paraqitjen e saj të fundit në një koncert në Londër ka humbur linjat perfekte ku duket me bark të leshuar jo seksi si dikur./fishmedia/


Snoop Dogg: Rita është femër e veçantë

Reperi i famshëm amerikan Snoop Dogg, mendon se këngëtarja shqiptare ,Rita Ora, është një ‘femër e veçantë’ dhe se është shumë hot ‘në mënyrën e duhur’.
Ylli i muzikës hip hop i cili së fundmi bashkëpunoi me Ritën në këngën “Torn Apart”, ka deklaruar para adhuruesve të tij se ka një simpati të veçantë për bionden 22-vjeçe.

Gjatë një performance me Ritën në Festivalin Yahoo! Wireless në Londër, 42-vjeçari i është drejtuar asaj duke i thënë “Rita të dua, ti je një femër e veçantë”.

Buzëqeshja prej diamanti e Rihannës

Në Instagram një foto e patreguar më parë e këngëtares, bërë në backstage e Wireless Festival në Londër, ku ajo tregon dhëmbët poshtë të veshur me diamante. Kjo nuk është çmenduria e fundit e 25 vjeçares Rihanna, që vetëm për të veshur dhëmbët me diamante ka shpenzuar 300 mijë sterlina.